Skip to content

Qeveria prezanton ndryshimet e reja: Nga rritja e pagesave për fëmijët te fondet shtesë

Është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Ministrave, ku ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë të ditur miratimin e një akti normativ që sjell ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2026, me rritje fondesh në disa sektorë.

Sipas Malajt, një nga masat kryesore është dyfishimi i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe ndarja e fondeve shtesë për shëndetësinë, urgjencat mjekësore dhe shërbimet zjarrfikëse.

Ai theksoi se akti normativ parashikon gjithashtu afrimin e indeksimit të pensioneve, i cili do të realizohet më 1 korrik me një fond shtesë prej 872 milionë lekësh, me synimin që në të ardhmen të rikthehet në muajin prill, siç ka qenë më parë.

Në fushën e mbrojtjes, janë parashikuar rreth 10.3 miliardë lekë shtesë për të përmbushur angazhimet ndaj NATO-s, duke çuar financimin në rreth 2.6% të PBB-së.

Gjithashtu, parashikohet një fond shtesë prej 1.5 miliardë lekësh për barnat e onkologjikut në spitalet publike, rritje pagash për personelin e urgjencës mjekësore, si dhe pagesë shtesë për orët e punës së zjarrfikësve.

Në paketë përfshihet edhe rritja e garancisë sovrane nga 3 në 5 miliardë lekë, duke zgjeruar edhe fushën e përfitimit të saj.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *