26-vjeçari F.B. është i riu që humbi jetën tragjikisht në zonën malore pranë vendit të njohur si “Guri i Dellocit”, ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, ku dyshohet se u godit nga rrufeja.
Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, menjëherë pas pranimit të njoftimit, një patrullë e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Për shkak se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë.
Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Emergjencës nga Suhareka, të cilat kanë konstatuar vdekjen e 26-vjeçarit F.B.
Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po zhvillojnë hetime për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Be First to Comment