Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka miratuar dy vendime të rëndësishme.
Në mbledhje u miratua Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2025.
Gjithashtu, ekzekutivi miratoi autorizimin për Ministrinë e Financave që të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme për hapjen e një llogarie të posaçme në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH), e cila do të mbajë emrin “Fondi i Konfiskimit”.
Sipas vendimit të miratuar, kjo llogari do të përdoret vetëm për pranimin dhe administrimin e të hyrave që burojnë nga konfiskimi i pasurisë, në zbatim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Be First to Comment