Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Drenicë, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur rreth orës 11:00. Dyshohet se plagosja erdhi pas një konflikti mes dy personave, i cili kishte nisur pas një aksidenti në komunikacion.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se një person është lënduar me një mjet të mprehtë. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Be First to Comment