Skip to content

Aksident tragjik! Nënë e bijë i mbijetuan përplasjes së autobusit, por humbën njeriun e tyre më të dashur

Nënë e bijë, të mbetura të plagosura në aksidentin e rëndë të ndodhur më 30 qershor, ku u përfshi autobusi i linjës Berat–Tiranë, janë transportuar drejt Greqisë për trajtim të specializuar për shkak të dëmtimeve shumë të rënda që kanë pësuar.

Bëhet fjalë për 51-vjeçaren Floresha Lazaj dhe vajzën e saj, 27-vjeçaren Oriada Lazaj, të cilat vijojnë të përballen me pasojat e rënda të aksidentit.

Sipas familjarëve, Floresha Lazaj ka humbur njërën këmbë si pasojë e plagëve të marra. Edhe vajza e saj ka pësuar të njëjtin fat, duke humbur njërën këmbë, ndërsa gjymtyra tjetër ka dëmtime serioze që kërkojnë ndërhyrje të specializuara për të shmangur komplikacione të mëtejshme.

Përveç kësaj, Oriada Lazaj ka pësuar edhe fraktura në kofshë dhe në legen, çka ka bërë të domosdoshëm transferimin e saj jashtë vendit për trajtim më të avancuar mjekësor.

Familjarët bëjnë me dije se vendimi për dërgimin e tyre në Greqi është marrë pasi ndërhyrjet e nevojshme nuk mund të realizohen në spitalet shqiptare.

Megjithëse të dyja kanë kaluar rrezikun për jetën, gjendja e tyre shëndetësore mbetet serioze dhe procesi i rikuperimit pritet të jetë i gjatë e i vështirë. Ndërkohë, familjarët kanë bërë apel për ndihmë, duke theksuar se kostot e trajtimit dhe rehabilitimit janë shumë të larta dhe të papërballueshme për ta.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *