Skip to content

Polici i njohur jep dorëheqjen pas përplasjeve në protestë

“Zebërvoki” njofton largimin nga Policia e Shtetit: Do të dorëzoj dorëheqjen

Marius Dervishi, i njohur për publikun me emrin “Zebërvoki”, ka bërë të ditur se do të largohet nga Policia e Shtetit.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, ai njoftoi se të hënën do të dorëzojë zyrtarisht kërkesën për dorëheqje, duke i dhënë fund detyrës së tij si efektiv policie.

Në mesazhin e shpërndarë në Instagram, Dervishi shprehet i zhgënjyer nga mënyra se si, sipas tij, perceptohen punonjësit e Policisë nga opinioni publik. Ai thotë se efektivët etiketohen vazhdimisht si dhunues apo kriminalë, duke u përgjithësuar për çdo ngjarje që ndodh.

Vendimi i tij vjen një ditë pas protestës së zhvilluar pranë Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Në reagimin e tij, Dervishi thekson se nuk largohet sepse nuk e do profesionin apo sepse e konsideron të gabuar punën e policisë, por sepse nuk dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e një realiteti ku, sipas tij, policët paragjykohen vazhdimisht.

“Unë nuk largohem sepse nuk e dua punën time, por sepse nuk dua të jap më kontribut në një klimë ku policia konsiderohet gjithmonë fajtore. Na quajnë kriminalë, dhunues e me shumë etiketime të tjera, ndërsa në shumë raste harrohet se edhe ne jemi njerëz dhe përballemi me situata të vështira. Kam zgjedhur gjithmonë të jem efektiv policie me bindje, por sot po largohem për shkak të urrejtjes dhe paragjykimeve që janë krijuar ndaj çdo punonjësi të policisë. Mos harroni se jo gjithçka që ndodh shihet nga kamerat; atë që nuk e sheh syri i njeriut, e sheh Zoti”, shprehet ai në mesazhin e publikuar.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *