Skip to content

Paralajmërim për udhëtarët: Mos udhëtoni në Kosovë përmes Serbisë

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, u ka bërë një apel publik mërgimtarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës përmes Serbisë, duke i këshilluar të tregojnë kujdes të shtuar për aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.

Sipas Kocit, edhe nëse kalojnë vetëm tranzit në territorin serb, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se postimet, komentet apo materialet e publikuara në platforma të ndryshme mund të shqyrtohen nga autoritetet, në varësi të legjislacionit në fuqi dhe rrethanave të secilit rast.

Ai thekson se përmbajtjet që mund të interpretohen si fyese, kërcënuese ose që nxisin urrejtje mund të sjellin pasoja ligjore. Në raste të tilla, sipas tij, udhëtarët mund t’i nënshtrohen kontrolleve shtesë, intervistimeve nga autoritetet kufitare ose policore, ndërsa nëse ekziston bazë ligjore, mund të nisin edhe procedura penale apo kundërvajtëse.

Koci u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me përmbajtjet që publikojnë në internet, veçanërisht para dhe gjatë udhëtimeve ndërkufitare.

“Kujdesi në internet sot është po aq i rëndësishëm sa kujdesi në rrugë”, thekson ai në mesazhin e tij publik.

Në fund, avokati apelon që ky paralajmërim të shpërndahet sa më gjerë, në mënyrë që sa më shumë mërgimtarë të informohen përpara se të udhëtojnë përmes Serbisë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *