Skip to content

Zhvillime të reja në LDK, sfida për Abdixhikun

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po përballet me zhvillime të reja të brendshme, pasi kanë nisur të mblidhen nënshkrime për thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm, pas rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet e fundit.

Sipas burimeve të KosovaPress, në këtë kuvend pritet të shtrohet edhe kërkesa për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se nismën po e udhëheq kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili është duke zhvilluar takime me degët e partisë në mbarë vendin për të siguruar mbështetjen dhe nënshkrimet e delegatëve.

Sipas informacioneve të siguruara nga KosovaPress, deri më tani janë mbledhur rreth 150 nënshkrime. LDK-ja numëron gjithsej 355 delegatë, ndaj nisma po shihet si një zhvillim me peshë brenda partisë.

Burimet po ashtu pretendojnë se Shkëmb Manaj ka vizituar një nga degët e LDK-së, ku ka tentuar t’i bindë delegatët që të mos e mbështesin këtë iniciativë.

KosovaPress ka tentuar të marrë një qëndrim nga Muhaxheri dhe Manaj lidhur me këto zhvillime, por deri në momentin e publikimit të lajmit asnjëri prej tyre nuk ishte i qasshëm për koment.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *