Skip to content

Tragjedi e rëndë në Kosovë – raportohen viktima

Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit, policia ka nisur hetimet

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë së shtunës në rajonin e Prizrenit. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se për të dy rastet janë hapur hetime.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40 në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, ku një grua rreth 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Ekipet policore dhe Emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e saj.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50 në një zonë pyjore të fshatit Restelicë, në komunën e Dragashit. Në vendngjarje është gjetur pa shenja jete një burrë rreth 68 vjeç. Pas ndërhyrjes së policisë dhe ekipit mjekësor është konfirmuar vdekja e tij.

Sipas Policisë, bazuar në të dhënat fillestare dhe rrethanat e evidentuara në vendngjarje, ekzistojnë dyshime se në të dy rastet bëhet fjalë për vetëvrasje. Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.

Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar nisjen e veprimeve hetimore. Me urdhër të tij, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rastet janë iniciuar dhe po trajtohen si “Hetim i vdekjes”.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *