Skip to content

Edi Rama shfaqet me syze të reja dhe flet për pensionistët që në mëngjes

Kryeministri Edi Rama, teksa komentoi bonusin prej 50 mijë lekësh që pensionistët e morën për herë të parë këtë vit, u ndal edhe te protestat e fundit dhe tensionet që i kanë shoqëruar ato.

Sipas Ramës, protesta përbëhet nga dy kategori pjesëmarrësish: qytetarë që protestojnë për shqetësimet dhe hallet e tyre reale, si dhe individë që, sipas tij, kanë nxitur tensione dhe episode dhune ndaj efektivëve të Policisë dhe institucioneve.

Duke folur për bonusin e pensionistëve, kreu i qeverisë theksoi se ai nuk lidhet me fushata elektorale, por me rritjen e të ardhurave në buxhet.

“Vitin e kaluar u tha se bonusi i pranverës për pensionistët ishte për fushatë. Jo. Ne nuk kemi asnjë fushatë, zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2029. Parimi ynë është që, kur ekonomia rritet dhe mbeten të ardhura shtesë pasi plotësohen objektivat e buxhetit, ato t’u kthehen atyre që kanë më shumë nevojë, dhe pensionistët janë të parët,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se të ardhurat shtesë të krijuara nga rritja e çmimit të karburanteve gjatë krizës së lidhur me konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, si edhe zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit, nuk u mbajtën në buxhet, por iu shpërndanë pensionistëve në formën e bonusit.

Në lidhje me protestat, Rama tha se qeveria po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe pretendimet e qytetarëve.

“Protesta ka dy shtresa: nga njëra anë janë njerëzit që kanë dalë sinqerisht për hallet e tyre reale, ndërsa nga ana tjetër është ajo që unë e quaj ‘korja e zezë’, individë që krijojnë tensione dhe sjellin episode dhune. Kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri,” deklaroi kryeministri.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *