Gjykata ka ekzekutuar vendimin për lirimin e 19 protestuesve të arrestuar pas protestës së së enjtes para Kuvendit. Sipas vendimit, 12 prej tyre u lanë të lirë pa masë sigurie, 7 të tjerë u vendosën në “detyrim paraqitje”, ndërsa dy protestues morën masën “arrest në shtëpi”.
Të liruarit u pritën jashtë komisariatit nr.3 në rrugën “Mine Peza” nga një numër i madh aktivistësh dhe qytetarësh.
Mes tyre ishte edhe Niko Qarkaj, rasti i të cilit ka tërhequr vëmendje dhe reagime të shumta publike. Ai dyshohet se, pas arrestimit gjatë protestës, ka pësuar dhunë në komisariat dhe më pas kriza epileptike.
Sipas raportimeve, edhe gjatë seancës gjyqësore ai ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa është liruar për mungesë provash. Pas daljes nga komisariati, Qarkaj u prit nga qytetarët, ku bëri një gjest simbolik duke nxjerrë një vezë nga xhepi dhe duke thënë “kjo ishte arma ime”, të cilën më pas e hodhi në oborrin e komisariatit.

Be First to Comment