Skip to content

U kthye në vendlindje pas një kohe të gjatë, por ajo që gjeti në shtëpi e tronditi

Mërgimtari nga Gjermania kthehet në Kosovë dhe gjen shtëpinë e plaçkitur, i zhduket arma me 30 fishekë

Një mërgimtar nga Gjermania është përballur me një ngjarje të rëndë pasi, menjëherë pas kthimit në Kosovë, ka zbuluar se banesa e tij ishte plaçkitur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe kanë marrë një armë zjarri së bashku me 30 fishekë.

Sipas informacioneve, pronari i banesës, me inicialet A.K., i cili jeton dhe punon në Gjermani, ka deklaruar se shtëpinë e kishte lënë të mbyllur dhe në gjendje të rregullt që nga muaji prill. Pas kthimit, ai ka vërejtur se dera e pasme ishte dëmtuar, ndërsa dyshohet se autorët kanë hyrë me forcë në objekt.

Gjatë kontrollit të banesës, ai ka konstatuar se dollapët ishin kontrolluar dhe kutia ku ruante armën ishte bosh.

Ankuesi ka bërë të ditur se arma ishte e pajisur me leje, por afati i saj kishte skaduar më 9 shtator 2024 dhe dokumentacioni për rinovimin e lejes ishte në procedurë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për mbledhjen e provave.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa ai është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *