Publikohen çmimet e reja të derivateve, nafta shtrenjtohet me 1 cent
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë publike çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi gjatë 24 orëve të ardhshme.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është caktuar në 1.42 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 1 centi krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 1.36 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit mbetet 0.63 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga ministria.

Be First to Comment