Kanye West dhuroi një mbrëmje të paharrueshme në Tiranë, ku performoi në “Eagle Stadium” para rreth 60 mijë fansave nga vende të ndryshme të botës.
Koncerti mblodhi në kryeqytet adhurues të muzikës nga 80 kombësi, të cilët përjetuan një atmosferë elektrizuese dhe ndanë emocionet e tyre për një nga netët më të veçanta muzikore të organizuara në Shqipëri.
Pas përfundimit të spektaklit, artisti amerikan reagoi duke falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për mikpritjen dhe për krijimin e mundësisë që një event i tillë të zhvillohej në vend.
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe për mikpritjen që më bëtë në vendin tuaj të bukur”, shkroi Kanye West.
Koncerti i tij u cilësua si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të zhvilluara në Shqipëri, duke sjellë vëmendje ndërkombëtare dhe duke e pozicionuar vendin si një destinacion për organizimin e spektakleve të përmasave të mëdha.

Be First to Comment