Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka bërë të ditur se bisedimet politike do të vazhdojnë me synimin për të arritur një marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës.
Në një prononcim për FrontOnline, Haliti theksoi se çështja e presidentit mbetet pjesë e negociatave politike dhe se Vetëvendosje do të vijojë diskutimet për të gjetur një emër që do të sigurojë mbështetjen e nevojshme.
“Bisedimet do të vazhdojnë për të arritur një dakordim për një emër për president”, u shpreh ai.
Duke folur për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, Haliti tha se Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me partnerët e koalicionit dhe deputetët e komuniteteve joshumicë, disponon numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe miratimin e Qeverisë së re.
“Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partnerët e koalicionit dhe komunitetet joshumicë, i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”, deklaroi Haliti.

Be First to Comment