Skip to content

VIDEO/ Përplasje brenda PD-së, tensione në mbledhje dhe ndërpritet transmetimi live

Një debat i tensionuar ka përfshirë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke sjellë ndërprerjen e përkohshme të seancës dhe të transmetimit live nga selia blu.

Përplasja nisi pas kërkesës së anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, e cila kërkoi që në rendin e ditës të përfshihej një rezolutë që, sipas saj, ishte dorëzuar 24 orë përpara mbledhjes, në përputhje me statutin e PD-së.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar, Julia Emiri, deklaroi se mbledhja kishte një rend dite të përcaktuar dhe se dokumenti i paraqitur nga Kuçana nuk mund të shqyrtohej në atë seancë.

Në debat ndërhyri edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili iu referua dispozitave statutore, duke argumentuar se kërkesa nuk mund të merrej në shqyrtim në atë moment.

Diskutimi mes Berishës dhe Kuçanës u shoqërua me replika të forta për disa minuta. Gjatë përplasjes, Berisha u shpreh: “Nuk mund ta shkruajmë statutin këtu.”

Pas këtij momenti, transmetimi live nga selia e PD-së u ndërpre për disa çaste dhe mbledhja u pezullua përkohësisht.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *