Skip to content

Tragjedi në banesë, motra gjen të vëllanë pa shenja jete

Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bitinckë, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, pjesë e komunitetit rom, jetonte i vetëm në banesë. Trupi i tij është gjetur nga motra, e cila ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Dyshohet se 57-vjeçari kishte pasur probleme të shëndetit mendor dhe ishte nën trajtim mjekësor. Grupi hetimor ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *