Pas ndarjes së shumëpërfolur nga Jashari, influencerja e njohur Hati duket se po shijon një etapë të re në jetën e saj personale.
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë pamje të publikuara nga “JoqAlbania”, ku ajo shihet në shoqërinë e një mashkulli, duke nxitur menjëherë reagime dhe aludime nga ndjekësit.
Fotografitë i shfaqin të dy në një ambient publik, duke kaluar kohë së bashku, çka ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale të spekulojnë për një romancë të mundshme. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se mes tyre ekziston një lidhje dashurie.
As Hati dhe as personi që shfaqet në pamje nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këto zëra. Për rrjedhojë, gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve të ngritura pas publikimit të fotografive, të cilat kanë rikthyer influenceren në qendër të vëmendjes së mediave rozë.


Be First to Comment