Skip to content

Sherr me thika mes të miturve në lokal, njëri përfundon i plagosur

Pasditen e së enjtes është raportuar një incident i dhunshëm në një lokal në Suharekë, ku pas një përleshjeje verbale mes dy të miturve, njëri prej tyre dyshohet se ka përdorur thikë dhe ka goditur bashkëmoshatarin e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe, sipas vlerësimit të mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Pas marrjes së njoftimit, Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me njësinë e forenzikës, kanë dalë në terren për mbledhjen e provave materiale dhe sigurimin e dëshmive.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij incidenti.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *