Një video e re e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta, ku pretendohet se dy persona civilë kanë ndaluar dhe marrë me forcë një qytetar në rrugë, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit.
Në pamje pretendohet se personat nuk identifikohen dhe nuk paraqesin dokumente apo shenja dalluese, ndërsa e shoqërojnë qytetarin në mes të rrugës.
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ndaj kësaj ngjarjeje, duke ngritur shqetësime për mënyrën e veprimit të personave të përfshirë.
“Dy persona civilë marrin një djalë në rrugë në Tiranë. Kush janë këta dhe ku po e çojnë? Si mundet që persona të paidentifikuar të marrin me forcë një qytetar në mes të njerëzve?” – është shprehur Kikia.
Ai thekson se protesta është një e drejtë demokratike dhe se ndalimi i qytetarëve duhet të bëhet vetëm nga autoritetet kompetente dhe sipas procedurave ligjore.
Sipas tij, raste të tilla kërkojnë reagim dhe sqarim nga institucionet përgjegjëse, për të garantuar respektimin e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve.


Be First to Comment