Aktivisti indian Sonam Wangchuk ka përfunduar grevën e urisë pas 26 ditësh agjërim, të cilën e kishte nisur në shenjë mbështetjeje për të rinjtë që kërkojnë ndryshime në sistemin arsimor.
Përmes një postimi në platformën X, 59-vjeçari i njohur si “Sonam sir” njoftoi se vendimi për t’i dhënë fund protestës u mor pas negociatave të gjata dhe me synimin për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Wangchuk kishte nisur grevën e urisë në mbështetje të anëtarëve të “Cockroach Janta Party”, të cilët, përveç reformave në arsim, kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit indian të Arsimit.
Gjatë ditëve të protestës, aktivisti deklaroi se kishte humbur rreth 11 kilogramë peshë, por theksoi se gjendja e tij shëndetësore i lejonte të vazhdonte.
Protesta e tij u ndërpre pasi ai u largua me forcë nga vendi ku po zhvillonte tubimin në Delhi dhe u dërgua në spital për kontroll dhe trajtim mjekësor.


Be First to Comment