Skip to content

Sulme të reja ruse në Ukrainë, të paktën 15 viktima dhe goditje pranë Kievit

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainë, ndërsa dhjetë prej viktimave humbën jetën pas një goditjeje me raketa balistike në një ekspozitë pranë Kievit, ku po prezantohej teknologjia e dronëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se rreth 100 persona u plagosën gjatë sulmit në ekspozitë, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues dhe figura të njohura të industrisë së mbrojtjes.

Ndërkohë, në qytetin lindor të Slovianskut, pesë persona u vranë pas sulmeve ruse me bomba precize të tipit “glide bombs”.

Nga ana tjetër, një sulm ukrainas gjatë natës në territorin rus shkaktoi gjashtë viktima dhe 26 të plagosur në qytetin e Kirovit, i cili ndodhet mbi 1 mijë kilometra larg zonës së frontit.

Sipas raportimeve, gjatë sulmit u goditën edhe objektiva të lidhura me kompaninë “Wildberries”, një nga platformat më të mëdha të shitjeve online në Rusi.

Sulmet e fundit ndodhin në një periudhë kur përplasjet ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje për ndalimin e konfliktit ende nuk kanë sjellë rezultat.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *