Tragjedi në Vlorë! 54-vjeçari humb jetën teksa pushonte në plazh
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Vlorë, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën teksa ndodhej me pushime në zonën bregdetare të Radhimës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, i identifikuar si Artan Pogoni, ka pësuar një gjendje të rënduar shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë nga autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, 54-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete. Dyshimet e para janë se ai ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Autoritetet nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar për rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që policia të japë detaje shtesë pas përfundimit të verifikimeve.


Be First to Comment