Skip to content

Publikohet kalendari i ri shkollor – ja kur nis viti mësimor 2026–2027

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publik kalendarin zyrtar të vitit shkollor 2026–2027, duke përcaktuar datat kryesore të procesit mësimor, pushimeve dhe provimeve kombëtare.

Sipas kalendarit, viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator 2026, kur nxënësit në të gjithë vendin do t’i rikthehen bankave të shkollës pas pushimeve verore.

Për maturantët, mësimi do të përfundojë më 4 qershor 2027, për t’u krijuar kohën e nevojshme për përgatitjen dhe zhvillimin e Provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërsa për nxënësit e tjerë të arsimit parauniversitar, procesi mësimor do të vijojë deri më 18 qershor 2027, datë që shënon mbylljen e vitit shkollor.

Kalendari përfshin gjithashtu periudhat e pushimeve dimërore dhe pranverore, afatet për provimet kombëtare, si dhe organizimin e aktiviteteve të tjera gjatë vitit arsimor.

Sipas Ministrisë, publikimi i këtij kalendari synon t’u japë mundësi shkollave, mësuesve, nxënësve dhe prindërve të planifikojnë me kohë angazhimet e tyre përgjatë vitit të ri shkollor.

Në javët në vijim pritet të publikohen edhe udhëzime shtesë për organizimin e procesit mësimor, shpërndarjen e teksteve shkollore dhe procedurat që lidhen me nisjen e vitit të ri arsimor.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *