Skip to content

Tragjedi në plazhin e Pishporos: 49-vjeçari humb jetën, dyshohet për arrest kardiak

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pushuesit në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën gjatë qëndrimit në bregdet.

Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak teksa ndodhej pranë detit. Personat që ishin aty pranë kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe efektivët e Policisë.

49-vjeçari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, me shenja jete, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që ekzaminimet mjeko-ligjore të përcaktojnë shkakun përfundimtar të vdekjes.

Ngjarja ka shkaktuar trishtim te pushuesit dhe banorët e zonës, ndërsa mjekët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë ditëve me temperatura të larta, veçanërisht personat me probleme shëndetësore, gjatë ekspozimit në diell dhe hyrjes në det.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *