Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se tetë persona u plagosën këtë mëngjes si pasojë e sulmeve iraniane, duke e çuar në 16 numrin total të të plagosurve që nga nisja e sulmeve një ditë më parë.
Sipas autoriteteve, sulmet kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian IRIBNews raportoi se një raketë iraniane goditi edhe Aeroportin e Dubait, duke publikuar pamje ku shihet një re e madhe tymi që ngrihet mbi një ndërtesë.