Dita e 68-të e protestës para Kryeministrisë u zhvillua sërish me të njëjtat kërkesa nga organizatorët: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe anulimin e ndryshimeve që prekin zonat e mbrojtura.
Edhe këtë herë pjesëmarrja ishte e ulët, pa ndryshime të dukshme krahasuar me ditët e mëparshme.
Protestuesit deklaruan se nuk do ta ndërpresin tubimin derisa të realizohen kërkesat e tyre. “Nuk do të largohemi nga bulevardi pa u larguar Edi Rama”, u shpreh një prej aktivistëve.
Gjatë protestës pati edhe thirrje drejtuar Gjykatës së Lartë për pezullimin nga detyra të kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike.
Në fjalimet e mbajtura u kritikua edhe reagimi i institucioneve ndaj zjarreve që kanë përfshirë vendin. Protestuesit ngritën shqetësime për mungesën e investimeve në mjete për përballimin e emergjencave, ndërsa kundërshtuan edhe reformën territoriale, duke kërkuar që Divjaka të mos bashkohet me Lushnjen.


Be First to Comment