Skip to content

Trump merr vendimin për Shqipërinë, SHBA konfirmon emërimin e rëndësishëm

Eric Wendt konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri

 

Gjenerallejtënantit në pension, Eric Wendt, është konfirmuar në detyrën e ambasadorit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku Wendt është uruar për detyrën e re diplomatike.

 

Sipas ambasadës amerikane, gjatë mandatit të tij në Shqipëri, Wendt pritet të ketë në fokus forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, fuqizimin e NATO-s dhe promovimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.

 

Këto prioritete, sipas ambasadës, janë në përputhje me vizionin e Presidentit Donald Trump për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

 

“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Në vijim, ambasada shprehet se e pret me kënaqësi ardhjen e Wendt në Tiranë, ku ai pritet të punojë në mbështetje të vizionit të Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.

 

Me konfirmimin e Wendt, pritet që ai të nisë së shpejti detyrën e tij të re diplomatike në Shqipëri.

Published inNews Shqip