Skip to content

AAK reagon pas incidentit me Kurtin: Ja çfarë thonë për Time Kadrijajn

Ardian Gjini reagon pas incidentit në Kuvend: Mbështet Time Kadrijajn

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Kuvend, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

 

Në reagimin e tij, Gjini ka shprehur mbështetjen për deputeten e AAK-së, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e saj ndër vite.

 

“Timja kurrë nuk ka munguar për vendin”, ka shkruar Gjini në reagimin e tij.

 

Deklarata e tij vjen pas tensioneve të krijuara gjatë seancës së Kuvendit, ku situata politike u përshkallëzua pas mosarritjes së një marrëveshjeje për konstituimin e institucioneve.

 

Incidenti ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa reagimet nga partitë politike pritet të vazhdojnë.

 

Published inNews Shqip