Një incident i rëndë ka ndodhur në Porto Palermo të Vlorës, ku një shpërthim në motorin e një skafi ka shkaktuar plagosjen e disa personave.
Nga informacionet paraprake, mësohet se katër persona kanë pësuar djegie të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa persona të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta si pasojë e incidentit.
Të plagosurit që ndodhen në gjendje më të rënduar janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
Dyshimet e para lidhen me praninë e benzinës në skaf, e cila mund të ketë shkaktuar shpërthimin. Megjithatë, shkaku i saktë dhe mënyra se si ndodhi incidenti pritet të përcaktohen pas hetimeve.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
