Moti ndryshon papritur! Rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe në disa zona të Shqipërisë
Përgjatë ditës së sotme, kushtet atmosferike në vendin tonë do të jenë relativisht të paqëndrueshme. Mbi territor do të mbizotërojnë vranësira, herë pas here të dendura, ndërsa në orët e para të ditës pritet të ketë edhe intervale me kthjellime.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga mesdita dhe gjatë pasdites priten reshje shiu në pjesë të ndryshme të territorit. Reshjet do të shoqërohen herë pas here me shkarkesa elektrike, duke krijuar kushte për shtrëngata të përkohshme.
Në zonat veriore, reshjet mund të jenë më intensive në intervale të shkurtra, të shoqëruara me bubullima dhe rrufe. Në mënyrë të izoluar nuk përjashtohet as mundësia e breshërit.
