Pse qeni leh ndaj disa njerëzve dhe ndaj të tjerëve jo? Ja çfarë thotë veterineri
Qentë reagojnë ndryshe ndaj njerëzve në varësi të mënyrës se si i perceptojnë ata. Kur një person i panjohur afrohet në territorin e tyre, lehja mund të jetë një mënyrë për të sinjalizuar kujdes, pasiguri ose për të mbrojtur hapësirën e tyre.
Sipas veterinerëve, lehja nuk do të thotë gjithmonë agresion. Në shumë raste, ajo mund të shkaktohet nga ankthi, frika, përvojat e mëparshme ose thjesht nga fakti që qeni nuk ndihet rehat me një person të caktuar.
