BE miraton 49 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Rama: Mbështetja arrin në 212 milionë euro
Bashkimi Europian ka miratuar një tjetër paketë financiare për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Sipas kryeministrit Edi Rama, Shqipëria do të përfitojë edhe 49 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale të përfituar deri tani në rreth 212 milionë euro.
Rama e ka cilësuar këtë financim si një dëshmi të progresit të Shqipërisë në reformat e ndërmarra dhe si një hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Kryeministri ka theksuar se fondet e Planit të Rritjes lidhen me rezultate konkrete dhe reforma të vlerësuara nga Komisioni Europian.
Ai ka përshëndetur këtë zhvillim duke falënderuar qytetarët shqiptarë që, sipas tij, mbështesin procesin e integrimit europian të vendit.
