Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan–Qafë Thanë po vijojnë me ritme të larta, ndërsa projekti pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të lidhjes së juglindjes me pjesën tjetër të vendit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri, duke theksuar se investimi do të ndikojë në shkurtimin e kohës së udhëtimit dhe në rritjen e sigurisë në qarkullim.
Sipas Ramës, aksi i ri do të krijojë një lidhje më të shpejtë dhe më moderne për Korçën dhe zonat e tjera të juglindjes, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore të këtij rajoni.
“Punimet vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne”, shkruan Rama.
