Skip to content

Lajm i mirë për pensionistët, Rama paralajmëron zhvillimin e shumëpritur

Pensionet drejt rritjes së madhe, Rama zbulon objektivin për vitin 2029

Qeveria Rama ka vendosur pensionet në qendër të planit të saj 4-vjeçar, me synimin për të rritur ndjeshëm të ardhurat e pensionistëve deri në fund të vitit 2029.

Sipas planit të prezantuar, pensioni mesatar për personat me kontribute të plota pritet të arrijë në 400 euro, ndërsa pensioni minimal synohet të shkojë në 200 euro. Rritja do të zbatohet gradualisht, me një plan që parashikon dyfishimin e rritjes së pensioneve çdo vit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pensioni mesatar për kontribuesit e plotë është aktualisht rreth 300 euro dhe objektivi është që kjo shumë të arrijë në 400 euro në vitin 2029. Për pensionistët e tjerë, sipas tij, do të ketë mbështetje shtesë nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë, qeveria synon të vijojë edhe me modernizimin e sistemit të sigurimeve shoqërore përmes digjitalizimit. Ky proces pritet të lehtësojë marrjen e shërbimeve, të rrisë transparencën mbi kontributet dhe të ndihmojë në luftën kundër informalitetit në tregun e punës.

Objektivi i shpallur nga qeveria është që rritja e pensioneve dhe përmirësimi i shërbimeve sociale të sjellin një standard më të mirë jetese për pensionistët në vitet e ardhshme.

Published inNews Shqip