Shqipëria ka marrë një tjetër rezultat të rëndësishëm në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ku mundësi Islam Dudaev ka triumfuar në kategorinë deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë, duke siguruar medaljen e artë.
Në finalen e madhe, Dudaev u përball me Fati Vejselin, mundësin shqiptar që garon për Maqedoninë e Veriut. Dueli nuk arriti të përfundonte, pasi Vejseli u dëmtua dhe u detyrua të ndërpresë garën.
Pas këtij zhvillimi, Dudaev u shpall fitues dhe i dha Shqipërisë medaljen e artë në këtë disiplinë.
Suksesi i kuqezinjve në mundje nuk u kufizua vetëm te ari. Zelimkhan Abakarov arriti të sigurojë medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 65 kilogramë, po në stilin e lirë.
Abakarov u kualifikua për në finale, ku u përball me turkun Ahmet Duman. Në fund, Duman fitoi me rezultatin 4–2, duke i dhënë Abakarovit medaljen e argjendtë.
Me një medalje ari dhe një argjendi, Shqipëria ka regjistruar një paraqitje të suksesshme në mundje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke konfirmuar rezultatet e sportistëve kuqezi në arenën ndërkombëtare.
