Ngjarje e rëndë në Lushnjë: 45-vjeçari dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babain
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij 80-vjeçare dhe ka plagosur rëndë babain 77-vjeçar.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në banesën e familjes. 45-vjeçari dyshohet se ka goditur me një mjet metalik prerës (sëpatë/sqepar) nënën e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Babai i tij ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga banesa. Policia bën me dije se ai dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
