Skip to content

TMERR! Vëllai qëllon për vdekje dy vëllezërit e tij në një restorant

TRAGJEDI NË ITALI/ Tre vëllezër humbin jetën pas konfliktit familjar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Beneventos në Itali, ku një konflikt brenda një familjeje është mbyllur në mënyrë tragjike me tre viktima.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, 1 shtator, në një restorant-hotel në zonën e Apices, pak para hapjes së biznesit për klientët e drekës.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, njëri prej tre vëllezërve ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve të tij dhe më pas ka përdorur armën ndaj vetes.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht për tre vëllezërit nuk ka qenë e mundur të bëhej asgjë.

Biznesi ku ndodhi tragjedia ishte në pronësi dhe administrohej nga tre vëllezërit. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin që qëndron pas konfliktit familjar.

Deri në këto momente, rrethanat e sakta dhe shkaku i përplasjes mes tre vëllezërve mbeten ende të paqarta.

Published inNews Shqip