Ndryshime në drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas largimit të Anuela Ristanit
Ndryshime të reja janë regjistruar në strukturën drejtuese të Bashkisë së Tiranës, pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për largimin e Anuela Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar.
Pas këtij vendimi, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha, ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni që mbante.
Dorëheqja e Hoxhës vjen në një periudhë kur në strukturat drejtuese të institucionit po bëhen disa ndryshime.
Në vijim të largimit të tij, Erion Veliaj ka vendosur të komandojë Alban Dokushin si Sekretar të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.
