Skip to content

Dolën për të pirë kafe dhe nuk u kthyen më, detaje tronditëse për ngjarjen me dy viktima

“Dolën për të pirë kafe dhe u kthyen të vdekur”, motra e Sokol Prekës kërkon drejtësi për dy viktimat

 

Mes dhimbjes dhe lotëve, motra e Sokol Prekës, i cili humbi jetën pak ditë më parë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ka bërë thirrje për drejtësi për vëllain e saj dhe shokun e tij, David Dedën.

 

Ajo ka deklaruar për mediat se dy burrat kishin dalë për të pirë kafe, por nuk u kthyen më në shtëpi. Sipas saj, pas ngjarjes ka pasur vonesa në dhënien e ndihmës dhe ambulanca nuk ka mbërritur në kohë.

 

“Vëllai im Sokoli dhe Davidi ishin si vëllezër. Dolën për të pirë kafe dhe u kthyen të vdekur”, u shpreh ajo mes lotësh, duke kërkuar që institucionet shtetërore të marrin masa dhe të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes.

 

Motra e viktimës iu bashkua dhjetëra banorëve të Vaut të Dejës, të cilët dolën në protestë me pankarta në duar, duke kërkuar drejtësi për dy bashkëqytetarët e tyre.

 

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 29 gushtit. Sokol Preka, 40 vjeç, i cili punonte si roje në ambientet e lokalit, humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

 

Në të njëjtën ngjarje, elektricisti David Deda, 46 vjeç, ra gjithashtu në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën gjatë transportimit drejt spitalit.

 

Familjarët dhe banorët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë dhe marrjen e masave nga institucionet përgjegjëse.

Published inNews Shqip