FUNDJAVA SJELL DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Moti arrin deri në 34°C
Fundjava pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe temperatura të larta, të cilat në disa zona mund të ngjiten deri në 34°C.
Vranësira të pakta mund të shfaqen herë pas here, kryesisht në zonat malore, por në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojë dielli.
Gjatë orëve të ditës temperaturat do të mbeten të larta, ndërsa gjatë natës pritet një freskim gradual. Kjo do të krijojë një diferencë më të theksuar mes temperaturave të ditës dhe atyre të natës.
Sipas parashikimit, kushtet atmosferike do të jenë përgjithësisht të qëndrueshme gjatë fundjavës, pa ndryshime të ndjeshme të temperaturave dhe me mot të favorshëm në pjesën më të madhe të vendit.
