Pyetje: A është normale të shkosh në tualet pas çdo vakti që konsumon?
Përgjigje: Sipas Dr. Lida Shosha, nuk konsiderohet normale të shkosh në tualet pas çdo ushqimi që ha. Zakonisht, një person del në tualet një herë në ditë ose një herë në dy ditë. Nëse konsumohen 3-4 vakte gjatë ditës, kjo nuk do të thotë se duhet të ketë 3-4 dalje në tualet.
Ky fenomen mund të lidhet me probleme të ndryshme, si parazitoza intestinale ose intoleranca ushqimore. Për këtë arsye rekomandohet kryerja e analizës së feçeve për të kontrolluar praninë e parazitëve, si edhe testi i intolerancës ushqimore për të identifikuar ushqimet që mund të shkaktojnë dalje të shpeshta në tualet.
https://vt.tiktok.com/ZSxNS7JHu/