Ka nisur ekzekutimi i pagesave prej **100 eurosh për studentët përfitues**, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili njoftoi se pagesat kanë filluar pas përfundimit të procesit të verifikimit të të dhënave nga institucionet e arsimit të lartë.
Sipas tij, komisioni përgjegjës ka finalizuar listën e studentëve që plotësojnë kriteret për të përfituar mbështetjen financiare të njëhershme prej 100 eurosh.
Kjo masë është pjesë e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 dhe synon të lehtësojë barrën financiare të studentëve përballë rritjes së kostos së jetesës.
Studentët e kualifikuar pritet t’i marrin fondet në llogaritë e tyre bankare sipas procedurave të përcaktuara nga institucionet përkatëse.

Be First to Comment