Skip to content

Aksident ajror në Ballkan, avioni bie dhe lë pas viktima

Katër persona kanë humbur jetën të enjten pas rrëzimit të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në rajonin e Istrias, në bregdetin e Kroacisë.

“Sipas informacionit që është aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën”, ka njoftuar policia, pa dhënë detaje të tjera.

Mediat kroate raportojnë se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë ende në zhvillim, ndërsa ekipet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Agjencia zyrtare e lajmeve HINA bën të ditur se bëhet fjalë për një aeroplan gjerman që ishte nisur nga Austria.

Published inNews Shqip