Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan.
Sipas të dhënave paraprake, në automjet udhëtonin dy persona, nënë e bir, me origjinë nga Kukësi. Të dy kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Peshkopisë.
Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, nënë e bir janë transportuar me autoambulancë drejt Tiranës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur punën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
