Një aksident rrugor është regjistruar këtë paradite në aksin Fier-Seman, në zonën e fshatit Ferma Çlirimi.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e automjetit ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
