Aksident i trefishtë në aksin Lezhë–Laç, një person i plagosur
Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë–Laç, në kryqëzimin e Spitenit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tri automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burimet bëjnë të ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident.
