Skip to content

Aksident në Durrës: 24-vjeçarja humb kontrollin dhe përfundon në kanal!

Një aksident i rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 24-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në një kanal me ujë. Fatmirësisht, e reja ka arritur të shpëtojë dhe është transportuar menjëherë në spital.

Ngjarja ndodhi këtë të enjte, rreth orës 17:15, në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit”. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit me inicialet Xh. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanal.

Si pasojë e aksidentit, 24-vjeçarja është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Published inNews Shqip