Skip to content

Aksident “zinxhir” në autostradë, raportohet për përplasje mes tre makinash

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin e vjetër Fier-Levan, në zonën e njohur si Çezma e Levanit. Tre automjete janë përfshirë në një përplasje “zinxhir”, duke shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë edhe për menaxhimin e trafikut dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë segment rrugor, ku gjatë fundjavës ka një fluks të shtuar automjetesh.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *