Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

ALARM NË SHQIPËRI – Sëmundja e rrezikshme po përhapet në heshtje! Mjekët japin paralajmërimin urgjent: “Shumë persona janë të infektuar pa e ditur!

Posted on April 26, 2026 by admin

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (IST) po shënojnë një rritje të dukshme vitet e fundit në Shqipëri. Mjekët gjinekologë paralajmërojnë se faktorë si ndërrimi i shpeshtë i partnerëve, nisja e hershme e jetës seksuale dhe mungesa e përdorimit të mbrojtjes kanë ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e tyre.

 

Sipas Prof. Dr. Afërdita Manaj, gjinekologe, në fokusin kryesor të shqetësimit janë infeksionet virale si HIV, papilloma virusi (HPV), i cili lidhet me shfaqjen e kondilomave dhe rrit rrezikun për kancer të qafës së mitrës, si dhe hepatitet B dhe C. Ndërkohë, edhe infeksionet bakteriale si sifilizi dhe gonorrea po raportohen më shpesh se më parë.

 

Ajo thekson se sifilizi mbetet veçanërisht i rrezikshëm, pasi nëse nuk zbulohet dhe trajtohet në kohë, mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin. Në fazat e para, sëmundja shfaqet me ulçera të forta, pa dhimbje, të cilat mund të zhduken përkohësisht dhe të rikthehen më vonë.

 

Sipas Manajt, një problem i madh mbetet edhe paraqitja e vonshme tek mjeku. Shumë pacientë kërkojnë ndihmë vetëm kur simptomat janë bërë të dukshme, ndërsa meshkujt, sipas saj, kontrollohen më rrallë se femrat.

 

“Shumë pak vijnë burrat dhe djemtë. Edhe femrat shpesh nuk paraqiten vetë, por vetëm kur shfaqin shenja të dukshme,” është shprehur ajo.

 

Megjithëse rastet janë në rritje, niveli i ndërgjegjësimit për IST-të mbetet ende i ulët. Shumë persona nuk e dinë se mund të jenë mbartës të një infeksioni pa simptoma. Për këtë arsye, mjekët apelojnë për më shumë edukim seksual, ndërgjegjësim dhe kontrolle të rregullta, sidomos për personat me partnerë të shumtë seksualë.

Post Views: 262

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë
  • Stresi dhe babai i tij përplasen me qytetarët në protestë, tentojnë ta kthejnë protestën pro PD-së
  • “Shqiptarët tejkaluan çdo pritshmëri, shtohen thirrjet për largimin e Ramës”
  • Çfarë vendosi Gjykata për Erion Veliajn? Detajet e fundit nga seanca
  • Rama ndaj Greqisë: Retorika që nxit tensione duhet të ndalet

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme